Home / Sport / “Kovac është trajneri i duhur për Bayern-in”

“Kovac është trajneri i duhur për Bayern-in”

Kroati me lojtarët regjistrojnë një nga startet më të dobëta të gjigantit bavarez viteve të fundit.

Loading...

Për fatin e tyre të keq, Borussia Dortmund po e shfrytëzon situatën dhe po tregon performanca të jashtëzakonshme.

Ata tashmë janë në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Bayern.

Megjithatë përkundër kësaj, Giovane Elber, ish bashkëlojtari i Niko Kovac, mendon se kroati është njeriu i duhur për Bayernin.

“Situata normalisht se nuk është e pazakonshme, por Niko është trajneri i duhur për Bayern” ka thënë sulmuesi i pensionuar brazilian për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Pas gjashtë titujve të fituar radhazi, është pritur që një fazë e tillë të vie. Duhet të jeni të durueshëm me skuadrën e Nikos” ka thënë Elber.

Këtë fundjavë do të takohen Dortmund dhe Bayern, ndeshje që mund të jetë vendimtare për fatin e trajnerit. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com