Home / Lajme / Kujdes nga këto shenja që tregojnë se i keni arteret e bllokuara

Kujdes nga këto shenja që tregojnë se i keni arteret e bllokuara

Nëse sistemi jonë i enëve arteriale nuk është duke punuar siç duhet, organet tona nuk pranojnë mjaftueshëm gjak sa për të funksionuar siç duhet, transmeton Telegrafi.

Loading...

Kur dikush ka sulm në zemër, kjo zakonisht ndodh sepse arteret janë bllokuar si pasojë e një stili të pashëndetshëm të jetesës.

Ndonjëherë kjo nënkupton se ata duhet të stërviten më shumë, të hanë më shëndetshëm ose edhe që të dyja së bashku.

Arteret e bllokuara mund të shkaktojnë edhe sulm në tru dhe një shumëllojshmëri të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndonëse mund të jetë e vështirë ta dini saktë vetë nëse i keni arteret e mbyllura, ka disa shenja që do t’ju ndihmojnë pak a shumë ta kuptoni këtë.

Dhimbjet në këmbë

Sëmundja e arterieve periferike është kur kolesteroli apo pllakat e ndryshme gjenden në skaje.

Ju mund të vëreni dhimbje ose mos komoditet në këmbë nëse vuani nga kjo sëmundje, dhe mund t’jua kufizojë aftësinë për të ecur.

Disfunksioni erektim

Arteret e mbyllura rezultojnë në kufizim të qarkullimit të gjakut, që do të thotë se meshkujt me disfunksion erektil kanë probleme serioze.

Nëse jeni duke vuajtur nga disfunksioni erektildhe nuk e dini përse, atëherë duhet ta vizitoni doktorin.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Arteret që gjenden në pjesën e poshtme të shpinës janë të parat që akumulojnë stema. Dhimbja në këtë pjesë të shpinës mund të jetë ndër shenjat e para se keni probleme me artere.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” bën me shtëpi dy familje katolike në Zym të Hasit[Video]

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com