Home / Lajme / ‘Kundër Shqipërisë do luaj edhe me një këmbë’

‘Kundër Shqipërisë do luaj edhe me një këmbë’

Izraeli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme më përmbysje përballë Skocisë.

Loading...

Kjo fitore i vlen shumë skuadrës izraelite para ndeshjes që do të luajë të dielën ndaj Shqipërisë.

Por ajo që bie në sy është dhe një eufori e madhe që ka kapur ekipin e Izraelit dhe në veçanti futbollistin e Salcburgut, Munas Dabbur.

Në një prononcim pas ndeshjes ai u shpreh: “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë, dhe mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur mirë, kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshje ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse nuk kam njërën këmbë”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Sot shënohet Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com