Home / Lajme / Kurti për “Der Standard”: Thaçi ka frikë nga burgu, zgjedhje të parakohshme

Kurti për “Der Standard”: Thaçi ka frikë nga burgu, zgjedhje të parakohshme

Prestigjiozja austriake “Der Standard” ka shkruar për opozitën kosovare, e cila i ka dërguar një letër kundërshtuese për ndarjen e Kosovës, shefes së politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini.

Loading...

“Shprehim pakënaqësinë e thellë” me presidentin Hashim Thaçi, i cili nuk përfaqëson qytetarët dhe vepron kundër ligjit, përcjell albinfo.ch. Në letër po ashtu shkruan se ndryshimi eventual i kufijve do të kishte “domino efekt” në gjithë rajonin, gjë që do shpinte në destabilizim.

“Idetë e tilla më përpara janë hedhur nga nacionalistët në Serbi, të cilët provokuan luftë. Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme dhe tragjike”, thuhet në letrën e opozitës.

Kthehemi në vitin 2007

Shefi i opozitares Vetëvendosja, Albin Kurti, për “Der Standard” ka theksuar se “një pjesë e dëmeve tashmë veç është shkaktuar, sepse me propozimin e tij Thaçi e ka çuar Kosovën pas në vitin 2007, kur akoma nuk ishte shpallur pavarësia”.

Ai u dërgon sinjal edhe shteteve, të cilat nuk na kanë njohur, se kufijtë tanë diçka nuk përputhen dhe se duhet të ndryshohen. Kurti beson se ky propozim i presidentit vjen pasi “ai ka frikë nga burgu”.

Në fund Kurti sheh si opsion zgjedhjet e parakohshme dhe demonstrata.

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa principe”, thotë nacionalisti i majtë. “Fillimisht duhet ta vlerësojmë dialogun dhe marrëveshjet e tanishme”.

Njohja reciproke e diplomave nuk është aplikuar akoma.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com