Home / Kuriozitete / Lë bakshish 10,000 dollarë për vetëm dy shishe me ujë

Lë bakshish 10,000 dollarë për vetëm dy shishe me ujë

Stafi në një restorant në Karolinën e Veriut ka disa të holla shtesë për këtë muaj falë një djali që la bakshish prej $ 10,000 (£ 7,645), transmeton lajmi.net.

Loading...

MrBeast – i cili ka pothuajse nëntë milionë abonentë – ka lënë një bakshish të madh në tryezën e tij pasi ka porositur vetëm dy shishe me ujë.

Pronari i restorantit Bret Oliverio u tha stacionit televiziv WNCT se kamarieri mbajti shumicën e parave dhe se pjesa tjetër do të ndahej mes të gjithë stafit.

“Kam parë disa bakshishe të mëdha, por jo 10,000 dollarë,” tha ai.

Disa nga miqtë e tij thuhet se qëndruan brenda restorantit për të filmuar reagimin e kamarierit, por klip nuk është postuar ende në internet. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com