Home / Lajme / LE JOURNAL (1914) / DORËHEQJA E ISMAIL QEMALIT NGA QEVERIA E PËRKOHSHME SHQIPTARE

LE JOURNAL (1914) / DORËHEQJA E ISMAIL QEMALIT NGA QEVERIA E PËRKOHSHME SHQIPTARE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Tetor 2018

Loading...

“Le Journal” ka botuar, të premten e 24 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi dorëheqjen e Ismail bej Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dorëheqja e Ismail Qemalit

Vlorë, 22 janar.

Komisioni i Kontrollit pati marrë, pak ditë më parë, një deklaratë nga Ismail Qemali, ku saktësohej se ai ishte i gatshëm, për të mirën e vendit, të jepte dorëheqjen.

Sot, i ftuar nga komisionerët për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, Ismail Qemali i dorëzoi komisionit të kontrollit kompetencat e tij me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga çrregullimi dhe krijimin e një qeverie të vetme për të.

Një proçesverbal u hartua dhe pastaj u nënshkrua nga ministrat dhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com