Home / Kuriozitete / Liqeni i ndarë në mes ka ujëra me dy lloje ngjyrash, shkaku i nivelit të ndryshëm të kripës (Video)

Liqeni i ndarë në mes ka ujëra me dy lloje ngjyrash, shkaku i nivelit të ndryshëm të kripës (Video)

Droni ka marrë imazhet mahnitëse, që e tregojnë Salt Lake që ndodhet në Utah të Shteteve të Bashkuara, me ujëra që kanë dy lloje ngjyrash.

Loading...

Shkaku i nivelit të kripës, njëri ka marrë ngjyrën e gjelbër, teksa në anën tjetër është rozë e hapur, transmeton Telegrafi.

Rruga që është ndërtuar në vitin 1959, për të ndërtuar hekurudhën, e ka ndarë liqenin në mes.

Seksioni i krahut jugor të liqenit, furnizohet gjatë tërë kohës me ujë të freskët, duke bërë që niveli i kripës të jetë shumë më i ulët.

Pjesa e krahut verior, e ka ujin shumë më të ndenjur dhe në të rritet një baktere e rrallë, duke rritur na masë të madhe nivelin e kripës gjë që ndikon në ndryshimin e ngjyrës së ujit.

Treni që kalon nëpërmes të liqenit, është bërë atraksion turistik, pasi të gjithë duan të shohin nga afër bukurinë përrallore që ofron peizazhi.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com