Home / Lajme / Meta shpërthen ndaj Ramës: Ai që kërcënon gjithëkënd, bëri gabimin fatal!

Meta shpërthen ndaj Ramës: Ai që kërcënon gjithëkënd, bëri gabimin fatal!

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Rama. Meta thotë se ai që kërcënon gjyqtare, prokurore, gazetare, beri gabimin fatal duke kercenuar Presidentin. Gjithçka erdhi pasi Meta nuk dekretoi të emëruarin e Rames për ministër të Jashtem, 28 vjecarin nga Kosova, Gent Cakaj.

Statusi i plotë i Metës në facebook

Loading...

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com