Home / Sport / Milan gëzon tifozët, transferon yllin e Premierligës

Milan gëzon tifozët, transferon yllin e Premierligës

Milan raportohet se i ka ofruar kontratë prej dy vite e gjysmë mesfushorit Cesc Fabregas.

Loading...

Sipas Gazetta dello Sport, bisedimet mes Milanit dhe agjentit të lojtarit, Darren Bein, janë duke vazhduar, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo gazetë po ashtu raporton se spanjolli tashmë i ka treguar skuadrës së Chelsea se dëshiron të luajë më shumë, dhe Milan i ka propozuar një ofertë prej katër milionë euro në sezon.

Fabregas në janar hynë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsea, dhe kjo mund të bëjë që blutë të vendosin për shitjen e tij në afatin dimëror, nëse pranojnë një ofertë prej 12 milionë euro nga Milan.

Mesfushori spanjoll është pjesë e Chelsea që nga viti 2014, dhe me skuadrën nga ‘Stamford Bridge’ ka fituar dy tituj të Premierligës.

Gjatë karrierës së tij, Fabregas ka veshur edhe fanellat e Barcelonës dhe Arsenalit./Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com