Home / Sport / Mourinho ishte afër të bëhej trajner i Barcelonës para Guardiolas

Mourinho ishte afër të bëhej trajner i Barcelonës para Guardiolas

“The special one” u takua me hierarkinë e skuadrës në vitin 2008, kur ata ishin afër shkëputjes me Frank Rijkaard.

Loading...

Ishte intervenimi i Joahan Cruyff ai që ndryshoi planet dhe favorizoi promovimin e Pep Guardiolas, i cili asokohe ishte trajner i Barcelona B.

Joan Laporta, i cili ishte president i Barcelonës  nga viti 2003-2010 ka thënë se situata ishte problematike pasi në bord kishte njerëz që e donin Mourinhon në krye të skuadrës, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se me Guardiolan në krye, Barcelona pati momentet më të mira në histori të skuadrës. Ata fituan gjashtë trofe të mundshëm, brenda një sezoni të vetëm, në atë rrugëtim gjatë të cilit u thyen edhe shumë rekorde të tjera.

Rivaliteti i Guardiolas me Mourinhon është përcejllur në të gjitha ndeshjet që kanë pasur ndërmjet njëri tjetrit.

Është interesant të mendohet se çfarë do të ishte po të emërohej portugezi në krye të “Blaugranave”. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com