Home / Sport / Mourinho në Podgoricë, ja cilin lojtar e vëzhgoi nga afër

Mourinho në Podgoricë, ja cilin lojtar e vëzhgoi nga afër

Në Podgorica u luajt sfida e Nations League Mali i Zi-Serbi 0-2 (dy gola Aleksandr Mitrovic) dhe në tribunë ishte edhe Mourinho, i cili ka udhëtuar enkas për të ndjekur sfidën ku luanin disa lojtarë shumë interesantë në tregun ndërkombëtar.

Loading...

Lajmi i udhëtimit të Mourinho-s u bë publik që javën e shkuar dhe në fushë nuk ishte mesfushori Nemanja Matic, i dëmtuar, ndaj prania e portugezit në stadium ka qenë natyrisht për të ndjekur nga afër ndonjë lojtar, ndërsa në krah kishte ish-sulmuesin legjendar Predrag Mijatovic.

The Sun spekulon se nën vëzhgim ka qenë mesfushori i Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic, lojtar mjaft i kërkuar në treg, por ky i fundit e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti vetëm 10 minutat e fundit të takimit.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com