Home / Kuriozitete / Myslimani dënohet me 200 euro, u dëgjua duke thënë “Allahu Akbar” në Zvicër

Myslimani dënohet me 200 euro, u dëgjua duke thënë “Allahu Akbar” në Zvicër

Personi 22-vjeçar, i identifikuar nga mediat zvicerane si Orhan E., bëri thirrjen në maj të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Të frikësuar nga ndonjë sulm potencialisht terrorist, policia në qytetin e Shafhausen e ndaluan personin dhe e akuzuan atë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Loading...

Policia mbrojti veprimet e tyre duke thënë se do të reagonin njësoj nëse do të shihnin një person duke shajtur nëpër rrugë, raportoi gazeta lokale “Schaffhauser Nachrichten”.

Orhan tha se u kërkua nga policia, të cilët ishin të armatosur, pasi i tha fjalët me zë të lartë.

“Papritmas, oficierja e policisë më ftoi dhe më pyeti se çfarë doja të thoja me atë frazë”, deklaroi i dënuari.

“U kërcënova me burg nëse nuk paguaj gjobën. Nuk kam përjetuar një gjë të tillë tërë jetën time, të cilën e shpenzova në këtë shtet”, deklaroi Orhani. /Lajmi.net/

 

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com