Home / ShowBiz / Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, regjisori Stan Lee

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, regjisori Stan Lee

Stan Lee, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në moshën e 95 vjeçare, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net

Loading...

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij për mediat e huaja. Thuhet se ambulanca kanë nxituar drejt shtëpisë së tij mëngjesin e sotëm dhe ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku edhe ka ndërruar jetë.

Regjisori i cili qëndron prapa filmave të Marvel ka pasur probleme shëndetësore në vitin e fundit dhe ka vuajtur nga pneumonia dhe problemet me shikim.

Stan e kishte nisur brendin Marvel Comics së bashku me Jack Kirby në vitin 1961 me “The Fantastic Four”. Më pas, ai i krijoi karakteret e popullarizuara, si Spider-Man, Black Panther, The Incredible Hulk, X-Men, Iron Man e The Avengers.

Lee ka pasur paraqitje të shkurtër thuajse në të gjithë filmat e Marvel.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com