Home / Lajme / Në Karllovc u mbajtën ditët e Kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë

Në Karllovc u mbajtën ditët e Kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë

Fotoreportazh nga mërgata shqiptare e Kroacisë
Madhështore ishte programi i Ansamblit «Shota» nga Kosova, ku kishin ardhur enkas në këtë eveniment dhe na kujtuan, se pas gjashtë dekadave kënga dhe vallja shqipe po jehon profesionalisht në shtetin mikë të Kroacisë. Valltarët dhe gjithë ekipi i këtij Ansambli u paraqitën aq mirë, sa që nuk do të harrohet kurrë nga ata që patën mundësi ta përcjellin programin e tyre. Ashtu si çdo here tjetër, kjo ngjarje, apo ky eveniment, ka treguar një unitet të pandërprerë të shqiptarëve, që të funksionojnë, si një familje e madhe, e cila me kujdes kultivon traditën e saj dhe identitetin kombëtar.

Loading...

E shtuna e 27 tetorit e këtij viti, do të mbahet përjetësisht ndërmend tek të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Kjo datë, do të kujtohet pozitivisht gjithashtu edhe tek miqtë kroat, sidomos të rrethit të Karllovcit, me që përcollën një program shumë të pasur kuturo-artistikë dhe shijuan ushqime të këndshme nga kuzhina jonë shqiptare. E pamundur përmes pak fjalëve të këtij reportazhi të përshkruhet gjithë ajo që u pa dhe që u ndje si përcjellës i një evenimenti të shkëlqyer kulturo artistikë, që u mbajt më 27 tetor në Karllovc të Kroacisë, ku edhe tregoi, se filluan ditët e kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë, ku pra si sivjet, filluan në Karllovcë të mbajtur në tetrin qytetit i cili quhet „Zorin Dom“. Se mërgata jonë në Kroaci është shumë mirë e organizuar nuk do koment, ku dihen manifestimet e tyre që janë mbajtur ndër vite e vite e duke u vlerësuar edhe nga vetë kroatët, ku për ato manifestime kanë shkruar edhe mediat kroate. E kësaj here, po ndalemi tek një eveniment tjetër shumë i rëndësishëm i mërgatës sonë në Karllovc. E për këtë eveniment, me ditë të tëra, kishin filluar të punojnë edhe mërgimtarë të tjerë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kroacisë e sidomos me fjalë të mira për këtë eveniment, me aq mundësi sa kanë pasur. Edhe këtu shihet, se mërgata jonë, ishte, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen shumë e organizuar dhe unike dhe duke ruajtur miqësinë e përjetshme me popullin kroat. Primatin e organizimit e pati Bashkësia shqiptare e Prefekturës së Karllovcit në krye me kryetarin z.Besir Ziberin, ku prezentuan edhe përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar nga Zagrebi, Istra, Rijeka, me një fjalë nga e gjithë Kroacia.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com