Home / Lajme / Në kartonin prej letre qëndron ulur një njeri që lufton me dimrin dhe varfërinë

Në kartonin prej letre qëndron ulur një njeri që lufton me dimrin dhe varfërinë

Urim SALIHU
Shikimi ngrin për një çast.Mbetet aty tek një njeri që ndoshta nesër nuk do t’ia dalë mbanë .Ndoshta dimri i egër e merr me vete.Në një karton prej letre në këtë dhjetor të akullt, ai qëndron ulur i dëshpëruar ndërsa para vetes ka ca monedha prej 10 denarë që mbase do shkojë të blejë ushqim por nuk do mund ta largojë sëmundjen që hyn ngadalë në organizmin e tij të paushqyer dhe të dobët.I ndihmon edhe ky i ftohtë .
Nisem drejt tij derisa i jap ca para Olsit tim që t’ia dhurojë,ndoshta ato s’janë shumë por unë kaq mund të bëjë në ndërkohë që duhet ta mësojë prej tani fëmijën tim të shrenjtë që ti ndihmojë këto fate të shkatërruara njerëzish ,të harruara nga shteti, institucionet.Ne të gjithë i kemi lënë në rrugë dhe i shohim si vdesin ngadalë,si shuhen.
T’a mësojë fëmijën tim të jep.Mbase mund të shpëtojë një njeri që është duke perënduar.
Në vetminë e natës atë e vret varfëria dhe kjo dhemb kaq shumë.Pak më poshtë është një tjetër , në të majtë një fëmijë që poashtu është në një vend ku nuk duhej të ishte asnjëherë,edhe ata të ulur në karton prej letre që s’ngrohin dot.

Loading...

Aty e kupton përse njerëzit marrin valixhet dhe ikin secilën ditë.Ikin sepse ky njeri mund të jetë nesër cdokush.Në atë karton të ftohtë ku dëshpërueshëm qëndron një krijesë e Zotit i dorëzuar tashmë ,mund të jetë cdokush nga ne.Asnjëri se ka të garantuar as të sotmen, as të nesërmen jo për të jetuar, por për të ekzistuar.
Nata është po aq e mistershme sa ky njeri që s’dihet kush është por ka një emër dhe ajo është fund e krye VARFëRI.Quajeni si të doni, por ai është i nështruar nga fati i tij .Atë e ka braktisur cdo gjë, cdo gjë.
Sonte ndoshta është hera e fundit që e shoh, sepse nesër ky dimër mund ta merr me vete përgjithmonë.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com