Home / Lajme / Ninxha: Në VMRO kishte njerëz nga kabineti i Ivanovit, duhej shpallur gjendje lufte

Ninxha: Në VMRO kishte njerëz nga kabineti i Ivanovit, duhej shpallur gjendje lufte

Seanca në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit ka vazhduar me dëshminë e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha. Ninxha sot më herët kishte folur për lidhjet e tij me DSK-në,dëshmitë e tij për protestat para KSHZ-së dhe ato “Për Maqedoni të bashkuar”. Vasilevski gjithashtu ka treguar se gjatë trazirave në Kuvend natën e 27 prillit në në shtabin e VMRO-së ishte prezent edhe Boris Josifovski nga kabineti i presidentit Ivanov dhe se pritej që çdo moment të shpallet gjendje lufte.

Loading...

Zëvendës krye-shefi Nikolla Boshkovski e morri në telefon drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski dhe i tha se në Kuvend është kaos, pas së cilës Antanasovski u përgjigj në mënyrë cinike “Komunjarët duan të zgjedhin president, kjo është pra”, dhe e informoi se për momentin në katin e 8-të në shtab është shefi i kabinetit të presidentit Ivanov, Boris Josifovski dhe se në çdo moment mund të shpallet gjendje lufte “- tha i akuzuari Aleksandër Vasilevski-Ninxha në seancës e sotme për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit./ALSAT

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com