Home / Lajme / Partia Fjala kërkon largim nga puna për profesorin që rrahu nxënësin në Podujevë (VIDEO)

Partia Fjala kërkon largim nga puna për profesorin që rrahu nxënësin në Podujevë (VIDEO)

Partia Fjala ka kërkuar që të largohet nga detyra e tij, profesori i cili një ditë më parë raportohet se ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Gjimnazin e Podujevës.

Loading...

Përmes një reagimi të saj, kjo parti konsideron se profesorit në fjalë duhet shqiptuar dënimi i merituar nga drejtoria siç e kanë quajtur të ‘përgjumur’ e Podujevës, njofton Klan Kosova.

”Ne FJALA, dega e Podujevës ndjehemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë rreth kësaj dukurie tashmë shpesh të përsëritur në komunën e Podujevës, por rasti i fundit pa marrë parasysh shkaqet që kanë sjellur në një moment të tillë është e papranueshme rrahja e profesorit ndaj nxenësit.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i shqiptohet dënimi i merituar, kurse nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Podujevës kërkojmë që me efekt të menjëhershëm ta largojnë nga puna këtë person dhe të bëhet shembull edhe për shumë të tjerë që kanë sjellje të tilla.

I lutemi Komunës së Podujevës që një herë të vetme të mendojë për të mirën e qytetarëve dhe të lërë anash interesat partiake duke pasur parasysh se “profesori” është anëtar i LDK-së dhe ish kandidat për asamble komunale, pra i partisë që udhëheq në Podujevë.

Ne FJALA nuk do ndalemi derisa ky person të marrë dënimin e merituar, nuk do e lëmë vetëm me këtë reagim, por fillimisht do presim reagimin e Drejtorisë se Arsimit të Podujevës dhe Kryetarit të Komunës se Podujevës, përndryshe do të ndërmarrin hapat tjerë të nevojshëm”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com