Home / Kulturë / Përfundoi Festivali i 17-të i folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2018

Përfundoi Festivali i 17-të i folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2018

ÇMIMI SPECIAL UDHËTON PËR NË TIRANË

Loading...

Pallati i kulturës në Tetovë, të shtunën ishte arena kulturore e zhvillimit të festivalit të shtatëmbëdhjetë të folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2018,
Performancat e grupeve artistike të ardhura nga Tirana, Shkupi, Tearca dhe Tetova, gjatë natës së këtij nëntori, Tetovës i dhanë një atmosferë festive e cila vazhdoi gjerë në orët e vona të mbrëmjes.
Me përfundimin e festivalit, festivalistët nuk mbetën vetëm me kaq. Ata në restoran “Dinamika” vazhduan me mbrëmjen gazmore, ku me kët rast, Juria e formuar kësaj here nga vet Shoqata kulturore “Burimet e Sharrit” në krye me Nevzat Memetin, kryetar, Blerim Fejzulin dhe Igballe Abdijin, anëtarë, i shpallën rezultatet e garimit siç vijojnë:

– “Çmimi special “Burimet e sharrit” iu nda Ansamblit të Pallatit të Kulturës Kamëz-Tiranë,
-Çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, iu nda ansamblit “SHKA Xheladin Zeqirit”,
-Çmimi “Mehmet pashë Deralla” , ansamblit “Burimeve te sharrit”
-Çmimi “Menada-valltare ilire” iu nda SHKA “Drita e dervenit”,
-Çmimi “Oeneja e lashtë”, iu nda SHKA “Tearca “ dhe
-Çmimi tjetër “Margaritar i kulturës popullore” iu nda vëllëzërive Sejdiu, nga Malësia e Sharrit,.
Vlenë të thëksohet dhe ajo se kësaj here Juria, ndau edhe një ҫmim të “Karierës” i cili iu nda drejtorit të Qendrës kulturore “Kamëz” z. Baftjar Cera i cili ka dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, për afirmimin e kulrurës sonë në Shqipëri, sidomos të ansamblit “Burimet e sharrit” të cilët kohën e fundit vazhdimisht po ftohen në festivalin e tyre që e organizon kjo Qendër.
Mbylljen e festivalit e bëri kryetari i këtij festivali, Zilfi Aliu i cili falënderoj gjithë artistët pjesëmarrës të cilët u përpoqen denjësisht të plotësojnë hartën kombëtare të lëvrimit të ktij zhanri të mrekullueshëm të trashëgëmisë shpirtërore të kombit tonë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com