Home / Sport / Pezullohen Habib dhe MekGregor!

Pezullohen Habib dhe MekGregor!

Habib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor, për shkak të incidentit të javës së shkuar nga Komisioni i Atletikës të Nevadës në SHBA, janë pezulluar përkohësisht. Në luftën e cilësuar si të shekullit Habib , arriti të mbrojë titullin e kampionit të botës për peshat e rënda, por pas mbylljes së saj pësoi incidenti i rëndë në të cilën u rrahën stafet e të dy atletëve. Epilogu momental i pezullimit të tyre është 10 ditë mos pasje të drejtë gara, ndërsa vuajtja e këtij dënimi fillon më 15 tetor. Ky nuk është vendimi përfundimtar për pezullimin e këtyre dy atletëve, pasi me 24 tetor, Komisioni i atletikës së Nevadës, sërish do shqyrtojë këtë incident. Në luftën me MekGregor, dagestanezi Habib e shënoi fitoren e tij të 27-të, në po aq lufta të zhvilluara.

Loading...

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Goli I Izair Eminit Është I Pastër, Pamjet Tregojnë Qartë (VIDEO)

Goli i Izair Eminit në derbin ndaj ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com