Home / Sport / Policia arreston 11 persona që shitën bileta në tregun e zi për ndeshjen Kosova – Malta

Policia arreston 11 persona që shitën bileta në tregun e zi për ndeshjen Kosova – Malta

Shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Maltë është përcjellë me arrestime.

Loading...

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona që u kapën në flagrancë duke shitur bileta të ndeshjes në mënyrë të paligjshme.

Lajmi konfirmohet për Lajmi.net nga Bajram Brasniqi nga zyra për informim në PK.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta. Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, tha Krasniqi për Lajmi.net.

Stadiumi “Fadil Vokrri” sërish ishte i mbushur në kapacitet të plotë për ndeshjen ku Kosova shënoi fitore ndaj Maltës me rezultat 3:1 në Ligën e Kombeve. Para takimit, kishte tollovi të mëdha të krijuara nga radhët e pritjeve të gjata për të blerë bileta, para se ato të përfundojnë në tregun e zi. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Publikohen fotot e para pas lëndimit të Messit

Leo Messi pësoi lëndim në fitoren 4 ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com