Home / Kronika e zezë / Policia e Maqedonisë arreston katër protestues para Kuvendit (VIDEO)

Policia e Maqedonisë arreston katër protestues para Kuvendit (VIDEO)

Pas përfundimit të seancës për ndryshimet kushtetuese, policia ndaloi katër protestues për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga informatat jozyrtare, katër personat janë munduar ta kapërcejnë pengesën dhe të futen në Kuvend. Ata janë dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit pritet që ndaj tyre të ngrihet padi.

Loading...

Protestat para Kuvendit u organizuan nga “Maqedonia Bllokon” dhe ,,Тврдокорните” , ku më pas me to u bashkua edhe lideri i opozitës VMRO-DPME, Hristijan Mickoski dhe anëtarë të partisë. Protestuesit paralajmëruan që protestat do vazhdojnë nesër pasdite.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com