Home / Kuriozitete / Projekti që do të shpëtojë njerëzimin

Projekti që do të shpëtojë njerëzimin

Por, ky koncept mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt, ose të paktën këtë synon që ta bëjë qeveria e Polinezisë, që ka dalë me një projekt për të ndërtuar një “komb-shtet” lundrues brenda vitit 2022.

Loading...

Ideja ka gjetur mbështetje mes akademikëve vendas dhe të huaj, ndërsa pjesë e financimit për ndërtimin e kombit lundrues është bërë edhe Peter Thiell, themeluesi i PayPal. Ai ka vënë në dispozicion për realizimin e këtij projektit 50 mln dollarë, transmeton top channel.

Puna ka nisur dhe Nathalie Mezza-Garcia është njëra prej shkencëtarëve që po merret me jetësimin e projektit.

“Ishulli lundrues do t’u përshtatet influencave gjeografike dhe rregullave tregtare e të lundrimit dhe një ditë mund të shndërrohet në një vend për të zhvendosurit si pasojë e ndryshimeve klimatike”, thotë ajo.

Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese, të pajisur me motorë të fuqishëm që do t’i mundësojnë asaj lëvizjen nëpër oqeane. Energjia do të jetë kryesisht e rinovueshme diellore, ndërsa ligjet e qeverive të huaja nuk do të funksionojnë, madje nuk do të ketë as para fizike, por vetë kripto-monedha, ky zyrtarja do të jetë “Vayron”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com