Home / Lajme / PSP hyn në kompaninë e biznesmenit të njohur Kamçev

PSP hyn në kompaninë e biznesmenit të njohur Kamçev

Prokurorë të Prokurorisë Publike Speciale sot nga mëngjesi kanë hyrë në zyrat e kompanisë së biznesmenit të njohur Orce Kamçev. Kontrollet po kryhen nga ora 6 e mëngjesit në selinë e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe firmat e tjera që janë jashtë kryeqytetit, informon portali SDK.mk.

Loading...

Nga PPS dhe MPB nuk japin detaje se për çfarë aksioni po bëhet fjalë dhe se çfarë po kërkohet në selinë e biznesmenit të njohur shkupjan, emri i të cilit lakohet për lidhjet që kishte gjatë qeverisjes së kaluar, sidomos me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Kjo kompani ishte pronare e shumë biznesneve, duke filluar nga biznesi me prodhimtarinë në sferën e tekstilit, duke u përfshirë edhe në sferën e mediave, pasi që ishte bashkëpronare e disa gazetave të përditshme, që më pas u shuan.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com