Home / Lajme / Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa nesër nisen drejt Hagës

Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa nesër nisen drejt Hagës

  

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.

Loading...

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i dy ish- komandantëve, Arianit Koci.

“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, tha Koci për kallxo.com.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës, në gusht të vitit 2015. Përmes ligjit të veçantë, këto Dhoma të Specializuara dhe Prokurori Special u themeluan për të gjykuar disa krime të caktuara të kryera prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000, brenda territorit të Kosovës.Ato u krijuan si pasojë e një raporti të zviceranit Dick Marty, që e paraqiti para Këshillit të Evropës në janar të 2011.

Raporti përmban pretendime për krime të rënda, që supozohet t’i ketë kryer UÇK-ja gjatë dhe menjëherë pas luftës së fundit në Kosovës. Të njëjtat supozime u mbështeten edhe në një libër që e kishte shkruar ish-prokurorja e Tribunalit Special, Carla Del Ponte, tri vjet para se Marty ta hartonte raportin.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com