Home / Lajme / Sefer Tahiri nga Gjermania sjellë imazhin e studentëve shqiptarë që studjojnë në Universitetet prestigjioze

Sefer Tahiri nga Gjermania sjellë imazhin e studentëve shqiptarë që studjojnë në Universitetet prestigjioze

Shqiptarët në migrim sidomos të rinjtë po hapërojnë dhe po bëhen pjesë e institucioneve nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.Shumë prej të rinjëve po studjojnë nëpër universitete prestigjioze , madje ata nuk e ndalin rrugëtimin e tyre këtu por ata magjistrojnë dhe doktorojnë shkruan Faktiditor.ch .Në vijë të kësaj Aanalisti politik Sefer Tahiri së bashku me gazetaren dhe drejtuesen e emisionit më të shikuar në Maqedoni ” Rruga drejt” që transmetohet në Alsat-M, Arta Tahiri gjatë qëndrimit të tyre këto ditë në Gjermani kanë takuar pikërisht studentë të suksesshëm që janë pjesë e Universiteteve gjermane më saktë studentët e masterit dhe doktoraturës në universitetet gjermane, që funksionojnë në kuadër të Organizatës të Studentëve Shqiptarë në Gjermani (#OASA) .

Më poshtë sjellim postimin e Sefer Tahirit :

Loading...

Në Berlin patëm kënaqësinë të realizojmë një takim joformal vetëm me disa nga studentët e masterit dhe doktoraturës në universitetet gjermane, që funksionojnë në kuadër të Organizatës të Studentëve Shqiptarë në Gjermani (#OASA). Me plot zell dhe vullnet ishin të thelluar në hulumtime në fusha specifike studimi si: studimet e mjedisit jetësor, inxhinieri dhe ekonomi (program studimor ndër-disciplinar), urbanistikë, mjekësi, informatikë e shkenca politike. Me studentët nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, në atmosferë shumë impresionuese e mbresëlënëse biseduam lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni dhe rajonin e Ballkanit. Poenta e takimit ishte që modelin e bashkëpunimit të studentëve shqiptarë në Gjermani, që vijnë nga shtete të ndryshme, duhet ta kopjojnë edhe institucionet dhe organizatat e shteteve të ndryshme, për të pasur jo vetëm komunikim por edhe realizim të projekteve të përbashkëta.
Pas takimit, jemi me ndjenja të dyfishta! Shumë të entuziazmuar nga energjia pozitive dhe rezultatet e shkëlqyera, që studentët shqiptarë kishin dëshmuar në universitetet gjermane, në konkurrencë me studentë nga e gjithë bota. Por, jo edhe pak të dëshpëruar meqë shumë pak nga ata shprehin minimalisht vizionin e tyre për kthim në vendet e tyre, edhe atë jo pa arsye, meqë shteti gjerman u ofron kushte shumë të favorshme për studime dhe hulumtime, ngjashëm siç edhe ofron tregu i punës!
Prandaj, në ditën kur Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për emrin, që i hapin rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, nuk ka moment më të mirë që të paktën të evidentohet se institucionet e vendeve të rajonit duhet të fokusohen në ofrimin e kushteve më të mira për studime, të stimulojnë hulumtimin shkencor për studentët dhe të krijojnë kushte juridike, ekonomike dhe politike, që të kemi tregje pune dhe administratë efikase e efektive, në të cilat punësimi do të bëhet sipas meritokracisë, kompetencave dhe kritereve e vlerave profesionale.
Takimin në Berlin e zhvilluam në një restorant, pronë e një shqiptari nga Maqedonia!

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com