Home / Lajme / Serbia dhe Bosnja e Hercegovina bojkotojnë CEFTA-në, për shkak të vendosjes së taksave nga Kosova

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina bojkotojnë CEFTA-në, për shkak të vendosjes së taksave nga Kosova

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Šarović dhe Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë Rasim Ljajiç do të bojktojnë në shenjë proteste mbledhjen e ardhshme të organizatës CEFTA.

Loading...

Kjo pasi që të dy ministrat e konsiderojnë se vendimi i Kosovës për vendosje të taksave për produktet serbe dhe boshnjake rrezikon funksionimin e mëtutjeshëm të organizatës.

Përveç bojkotimit të mbledhjes së CEFTA-së, dy ministrat nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e ministrave që do të mbahet në Prishtinë muajin e ardhshëm.

Bojkotim do të qëndroj në fuqi deri sa CEFTA të shfuqizoi vendimin e Kosovës.

Sarovic dhe Ljajiç u takun sot në Sarajevë ku folën për hapat e mëtutjeshëm rreth vendimit të Kosovës.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com