Home / Opinione / Shqiptarët shpëtuan Maqedoninë nga shpartallimi i saj

Shqiptarët shpëtuan Maqedoninë nga shpartallimi i saj

Mr-sc. NIJAZI HAMIDI.
Që në fillim uroj gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po edhe gjithë qytetarët tjerë, uroj të gjithë ata që i kontribuan këtij projekti.Uroj gjithashtu gjithë partitë opozitare shqiptare, uroj liderët e tyre, në veçanti uroj dy liderët kryesorë të këtij procesi madhështor z. ALI AHMETI dhe z. ZORAN ZAEV, për ndyshimin e amandamenteve kushtetuese të Republikës së Maqedonisë .
Pra, dua t’i ndërlidhem titullit të lartëpërmendur. Si gjithëherë akuzoheshim ne shqiptarët, kinse po ne shqiptarët jemi faktor për destabilizimin e shtetit, kinse ne nuk jemi lojal ndaj këtij shtetit, kinse ne nuk ia duam të mirën këtij shteti, e kështu me radhë. Mirëpo, e gjithë kjo doli të jetë e kundërta , sepse në momentin kritik kur duhej të votohej për ekzistimin e Maqedonisë, gjegjësisht ndryshimin e Kushtetutës, votat e shqiptarëve ishin ato që Maqedoninë e shpëtuan nga shpartallimi, dhe në këtë rast neve treguam dhe dëshmuam edhe njëherë që jemi popull fisnik dhe i’a duam të mirën vendit ku jetojmë. Përndryshe Maqedonia ishte me një “pe” shumë, shumë, shumë të hollë, ku pritej në secilin moment të këputej, mirëpo në këtë rast falë edhe faktorit ndëkombëtarë që ndikuan dhe ndihmuan në përmbylljen e këtij procesi të rëndësishëm.
Dua të përmend, se në këtë proces të rëndësishëm ishin të kyçur shumë shërbime sekrete të huaja, që kishin për qëllim t’a destabilizojnë vendin dhe të ketë trazira në bashkëpunim me qytetarë jo shiptarë të Maqedonisë, por për fat të mirë të këtij vendi, qëllimi tyre dështoi.
Pra, në këtë rast, urojë edhe policinë e shtetit, Ministrin e MPB-së z.OLIVER SPASOVSKI dhe zëv.ministrin z. AGIM NUHIU të cilëve publikisht j’u ndaj MIRËNJOHJE për punën profesionale, menaxhimin dhe koordinimin e rendit publik por edhe në sfera tjera, po gjithë kjo ishte në kuadër të ligjeve dhe kompetencave.
URIME URIME GJITHË SHQIPTARËVE, PO EDHE GJITHË QYTETARËVE TË MAQEDONISË SË VERIUT.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

Loading...
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com