Home / Kronika e zezë / Shqiptari ekzekutohet në Korfuz për shkak të etnisë. Autori, ekstremist i Agimit të Artë

Shqiptari ekzekutohet në Korfuz për shkak të etnisë. Autori, ekstremist i Agimit të Artë

Të dielën e 25 nëntorit, në fshatin Lefkimi të Korfuzit, 63-vjecari shqiptar Petrit Zifle u ekzekutua me armë zjarri nga një anëtar i “Agimit të Artë”. I akuzuari, i cili e pranoi fajin, ka qenë përfaqësues i këtij grupimi në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Lefkimi. Sipas gazetës vendore, shkaku i sherrit ka qenë urrejtja e treguar nga ekstremisit për “të huajt” dhe reagimi i Petritit, të cilit më vonë iu zu pritë dhe u ekzekutua. Këtë gjë e konfirmon edhe portali “ToPonitiki.gr“, i cili thotë se autori ka qënë pjesë e neonazistëve të “Agimit të Artë”. Nga një këndvështrim, ngjarja duket se ka lidhje indirekte me ekzekutimin e ekstremistit grek Kostantinos Kaçifa, që shtiu me armë mbi policinë shqiptare, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, më 28 tetor. Në dy javët e fundit, në Greqi janë vrarëë tragjikisht, 6 shtetas shqiptarë. E ndërsa ky bilanc tragjik rritet, qeveria shqiptare nuk ka reaguar në asnjë rast, qoftë edhe një spjegim nga policia greke. Ambasada shqiptare në Greqi, gjithashtu nuk ka marrë asnjë informacion mbi shqiptarët e vrarë.

Loading...

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com