Home / Lajme / “Si u mashtruan 489 qytetarë për ‘punësim’ në Gjermani”

“Si u mashtruan 489 qytetarë për ‘punësim’ në Gjermani”

Dështon gjyqi për të akuzuarit për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani.
Kjo për shkak të një mos-koordinimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Mësohet se prokurori special Sylë Hoxha ka njoftuar se nuk do të jetë prokuror i kësaj çështjeje, pasi ajo i ka kaluar prokurorit Atdhe Dema.

Loading...

Në seancë mungoi i edhe i akuzuari Besim Rexhaj, raporton kallxo. Avokati mbrojtës i të akuzuarit Flamur Hoxha, avokati Bashkim Nevzati deklaroi se nga rrethanat e krijuara shihet qartë se nuk do të ketë mundësi që çështja të startojë në kohë të arsyeshme. Ai shtoi se meqë nuk ka asnjë rrezik që klienti i tij të arratiset dhe meqë të gjitha hetimet kanë përfunduar dhe janë marrë të gjitha provat, nuk ka kuptim që i mbrojturi i tij të mbetet nën masën e paraburgimit. Lidhur me kërkesën e avokatit, gjyqtari i rastit kërkoi që ai me shkrim t’i drejtohet Gjykatës. Aktakuza e Prokurorisë Speciale akuzon Flamur Hoxhën, Besim Rexhajn, për kryer e veprave penale pastrim parash, mashtrim, si falsifikimit të dokumenteve.

I akuzuari Flamur Hoxha ngarkohet edhe me veprën penale të shmangies nga tatimi. Ndërsa i akuzuari tjetër Veprim Rexhepi sipas aktakuzës akuzohet se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj në periudhën kohore qershor 2016 deri në muajin gusht 2017, në Prizren me qëllim të përfitimit për vete dhe persona tjerë, kanë pranuar mjete monetare të shumta dhe duke mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, me pretendimin se që do t’i punësojnë në Gjermani, duke përfituar nga secili i dëmtuar shumën prej 2.500 – 3.000 euro. Numri i të dëmtuarve është 489, të cilëve u ishte premtuar se do të punonin në Gjermani.

Kështu ata akuzohen se kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, duke pastruar një vlerë prej 1,068,775,00 euro. Seanca e radhës është caktuar për më 15 nëntor./Kallzo

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Musliu: Nëse evidentohet se shefi i AKI-së ka bërë ndërhyrje në rastin e djalit do ta thërrasim në përgjegjësi

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com