Home / Lajme / Spasovski: Disa anëtar të VMRO-DPMNE-së kanë denoncuar kërcënime

Spasovski: Disa anëtar të VMRO-DPMNE-së kanë denoncuar kërcënime

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, mbrëmë në TV21 tha se disa nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë denoncuar kërcënime në lidhje me votimin për ndryshimet kushtetuese.

Loading...

Spasovski tha se deri tani asnjë deputet nuk ka denoncuar kërcënim dhe ju bëri thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë nëse kërcënohen. Por ai tha se ka denoncime edhe nga persona udhëheqës të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe anëtar të kësaj partie.

Ai shtoi se partia opozitare kërkon amnisti për ish funksionarët e tyre.

Spasovski foli edhe për MPB-në, duke shtuar se rreth 40 persona kanë qenë të punësuar me diploma të falsifikuara dhe të njëjtit janë përjashtuar si dhe është ngritur padi penale ndaj tyre dhe ndaj fakulteteve që kanë lëshuar diploma të tilla.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com