Home / Lajme / Spreitenbach shpërblen me 10 mijë franga Grupin artistik të vallëzimit “Rinia”

Spreitenbach shpërblen me 10 mijë franga Grupin artistik të vallëzimit “Rinia”

Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç.

Loading...

Grupi i Vallëzimit Rinia Spreitenbach, i cili si mision ka ruajtjen e traditës dhe kulturës së shqiptarëve në Zvicër, ka fituar një shpërblim prej 10 mijë frangave nga komuna zvicerane e Spreitenbach-ut. Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç. Lajmi konfirmohet nga mediat zvicerane, por edhe nga vetë grupi artistik në faqen e tyre në Facebook, shkruan albinfo.ch.

“Pershëndetje për të gjithë ju miq,
Është nder dhe kënaqesi kur puna dhe përkushtimi shperblehet.Grupi i Vallezimit Rinia do të shperblehet me Çmimin për Kultur nga Komuna jonë,ndihemi të nderuar dhe krenar.
Falenderimi ju takon gjithë Vallëtareve,Sponzorëve dhe Prindërve të grupit.
Çmimi do të ndahet të premten e ardhshme.
DANKE SPREITENBACH,” shkruan në faqen e tyre në Facebook.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com