Home / Kronika e zezë / Tentoi arratinë, vritet me plumb në kokë grabitësi shqiptar në Itali

Tentoi arratinë, vritet me plumb në kokë grabitësi shqiptar në Itali

I hidhur ka qenë fati i një shqiptari, i cili ka gjetur vdekjen pas një grabitje në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar dje gjatë natës në Ponte Felcino. Siç raportojnë mediat italiane, viktima është gjetur në sediljet e pasme të një automjeti tip ‘Audi’, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe në duar dorashka.

Loading...

Po ashtu mësohet se ai është gjetur i braktisur në këtë makinë, ndërsa thuhet se dje bashkë me dy persona të tjerë kishte grabitur një dyqan cigaresh, pak metra nga vendi ku i gjet i vrarë.

‘Umbria24.it’ shkruan se dy personat e tjerë kanë arritur që t’i shpëtojnë policisë, ndërsa arritën të largoheshin nëpërmjet një rruge dytësore, ndërsa mes karabinierëve dhe grabitësve ka pasur shkëmbim zjarri. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte plagosur me një plumb pas koke, që ka rezultuar edhe fatale për të.

Në makinën ku u gjet viktima ishin edhe disa sende të vjedhura nga dyqani, kuti me cigare, letra dhe para. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në grabitje.


AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Goditi për vdekje biçiklistin, një muaj paraburgim

Një muaj paraburgim është caktuar për të ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com