Home / Kulturë / TETOVA MIRËPRET FESTIVALISTËT

TETOVA MIRËPRET FESTIVALISTËT

Më 3 nëntor të këtij viti, Qendra kulturore qytetit të Tetovës, do të jet arena ku do të krijohet një atmosferë festive, sepse aty do të zhvillohet edicioni i l7-të i festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara “Burimet e sharrit” 2018, ku pritet që grupet e zgjedhura artistike në repertoarin e tyre të shpalosin origjinalitetin, pasurinë dhe bukurinë e valles së stilizuar popullore, si një nga më të veçantat të trojeve prej nga vijnë.

Loading...

Artistët e ansambleve muzikore Qendra kulturore “Kamëz” nga Tirana,“Burimet e sharrit” nga Tetova, SHKA “Xheladin Zeqiri” – nga Tetova, SHKA “Drita e Dervenit” nga Sarajt, SHKA “Tearca” nga Tearca, Vëllezërit Sejdiu nga Malësia e Sharrit, do të performojnë në evenimentin e shtatëmbëdhjetë dhe tradicional të folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2018, që është një prej ngjarjeve më kryesore të kulturës shqiptare që organizohet nga Shoqata kulturore “Burimet e sharrit” nga Tetova.

Kryetari i festivalit z. Zilfi Aliu, shprehet se; “ky festival t’iu jepë mundësi të gjithë qytetarëve të interesuar, lirshëm ta ndjekin kët eviniment. Edhe kësaj rradhe, (thot ai), në bazë të rekomandimeve të specialistëve për kulturë dhe art, festivali do të jet i karakteitr garues, ku nga ana e Këshillit për organizim të festivalit, janë propozuar edhe çmimet siç janë: Çmimi special “Burimet e sharrit”, çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, çmimi “Mehmet pashë Deralla”, çmimi “Menada – valltare Ilire”, ҫmimi “Oeneja e lashtë”, dhe së fundi ҫmimi i karirës.

Organizimi i festivalit i cili edhe kësaj rradhe përkrahet nga Ministrisë e kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendi komunal i Tetovës, bëhet me qëllim të kultivimit dhe afirmimit të vlerave të mirëfillta shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve si dhe stimulimi i gjeneratave të reja, për gjurmim, kultivim dhe prezantim të denjë të vlerave të stilizuara, në afirmimin e krijimtarisë popullore nëpërmjet brezit të rinj, të cilët do ta trashëgojnë të kaluarën tonë historike duke ualanë ëmanet breznive të ardhshme si pasuri më të madhe shpirtërore, por njëkohësisht edhe të pasurohet jeta kulturore në viset prej nga vijnë grupet artistike./AlbPortali

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com