Home / Lajme / U quajt i çmendur/ Trajneri i Plzen rrëfen historinë e vitit 2007 me Luka Modric

U quajt i çmendur/ Trajneri i Plzen rrëfen historinë e vitit 2007 me Luka Modric

Reali i Madridit do të presë sot në mbrëmje çekët e Viktoria Plzen në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

Loading...

Nisur nga ky fakt, trajneri i Plzen, Pavel Vrba, ka zbuluar një histori tepër interesante, gjatë prononcimit për “footballclub.cz”.

Bëhet fjalë për vitin 2007. Në atë kohë Vrba ishte trajner i sllovakëve të Zilinës, teksa në një miqësore të luajtur ndaj Dinamos së Zagrebit, u mahnit nga performanca e Luka Modric dhe iu kërkoi drejtuesve të Zilinës që ta blinin.

Por përgjigja e presidentit ishte me të vërtetë epike.

“Më pëlqeu shumë një lojtar shumë i ri, që u fut në fund. Dukej një fëmijë, por talenti dhe cilësia e tij binin në sy menjëherë. Informova drejtuesit e Zilinas që ta blinin, por presidenti Jozef Antosik qeshi dhe më tha: ‘Je i çmendur? Atë e do Totenhemi”, tregoi Vrba.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com