Home / Lajme / VDEKJA E USHTARËVE STUDENTË

VDEKJA E USHTARËVE STUDENTË

Po sot pas asaj kohe a është përmbushur ose jo misioni i tyre, amaneti i tyre , këtë askush nuk mund ta thotë sepse edhe pas kaq vitesh hijet e konfliktit duken afër, madje shumë gjëra kanë mbetur pezull në një vend ku konflikti nuk i përfundoi gjërat deri në fund sepse diskriminimi maqedonas ndaj shqiptarëve vazhdon akoma më tej.

Loading...

URIM SALIHU

Lufta ka shtatëmbëdhjetë vjet që ka përfunduar, por kujtimet i ka të freskëta dhe midis asaj kryengritjeje thuajse të përgjithshme ku secili ka një pjesë të kontributit të tij kanë qenë edhe studentët e UT-së midis të cilëve edhe Burim Huseini nga Sllatina dhe Bedri Baftjari nga Nepreshteni që iu përgjigjën thirrjes së heshtur të popullit për ta flakur tej robërinë ndër vite.Të dy këta ushtarë në mesin e të tjerëve, përvecse ishin studentë, ishin edhe fëmijë që ishin edukuar në tjera rrethana sepse prindërit e tyre janë mësues të respektuar nga i gjithë rrethi dhe gjithë këto vite të perënduara në një det të tërrë malli, gjithë këto kujtime të trishta prindërore e kanë vetëm një gjë të përbashkët për t’a dhe ajo është , -DHIMBJA.Kanë ikur tani këto vite që kur konflikti mori fund, por vetëm ajo zbrazëritë që kanë lënë këta ushtarë studentë nuk do të ikin asnjëherë .Është e lehtë të përballosh dhimbjen e një tjetri, të japësh ngushëllime, por kur shkon në mbrëmjë në shtëpi dhe sheh se dikush i rëndësishëm të mungon, kjo është shkatërruese. Atë që durojnë qeniet njerëzore nuk mund t’a bëjë askush tjetër.
Shumë gjëra do të mbesin bosh në këto familje ku zia ka rënë që moti dhe prindërit Nijaziu dhe Dauti e ndjejnë këtë rëndesë, këtë mungesë që nuk zëvendësohet me asgjë.

Gjatë verës bëhen homazhe te vendet ku ata bëjnë gjumin e përjetshëm dhe përkujtohen nga gjithë njerëzit në ceremoni të vecanta. Ata duhej tani të kishin me vete të tjera rrugë , të kishin ndoshta një regjistër me vete dhe ti edukonin brezat e rinj, por ja që disa fate priten në mes dhe rrugët e jetës ndalen aty sakaq.

Sa herë që vjen gushti i fatkeqësive të mëdha , janë momente malli që vijnë bashkë me ato kujtime të trishta për këta studentë .

Ndjeja prindërore dhe dashuria për njerëzit më të shtrenjtë bartin dy gjëra me vete te Nijaziu dhe Dauti dhe këta janë ajo dhimbja krenare sepse fëmijët e tyre dhanë më të shtrenjtën e tyre-jetën për një gjë të madhe, pavarësisht se sot mungon një ligj për ushtarët , një ligj që do t’i lehtësonte familjet e tyre për atë respekt që do të tregonin institucionet sepse asgjë tjetër nuk do të mund të mbush atë zbrazëti . Ata thonë se thellë diku në qenien e tyre ka një krenari, që n’a bën aq të përmbajtshëm, aq të padorëzuar nga gjithë ai pikëllim i pashpjegueshëm që kemi përbrenda dhe ai është misioni i fëmijëve të tyre dhe flijimi për lirinë.
Por janë edhe prindër tjerë që ndjejnë këtë dhimbje, këtë mall, këtë ankth mungesash ndërsa pandërprerë kujtimet e një dashurie i dërgojnë ata në atë çast të tmerrshëm kur mbreti i botës domethënë vdekja i kishte marrë me vete para 17 vitesh këta të rinj që kishin dalë t’i jepnin fund një diskriminimi , që fatkeqësisht në forma të ndryshme vazhdojnë akoma ndaj shqiptarëve.

”Kthetrat e vdekjes janë të tmerrshme , ikja e një qenie që e duam pafund na largon përfundimisht lumturinë në ato vite të tjera që do të jetojmë dhe do të ndjejmë gjithmonë zbrazëtirë, por kështu ishte fati me djalin tim” thotë Nijaziu por ai e din se Burimi kishte një mision të madh dhe ai donte që tortura, ndëshkimi që i ishte bërë popullit të tij , mungesa e lirisë e kanë një çmim të madh. Dikush duhej sakrifikuar për lirinë e mohuar.

Sapo ndalet për pak çaste rrëfimi i tij e sheh se si ndjehet një njeri që ndjen mungesën e krijesës më të dashur që ka patur dhe sheh se vetëm ai i duron këto tortura të brendshme që godasin në heshtje .Pandërprerë para syve i vijnë imazhe , kujtime për të, ndërsa sheh se në dhomën e tij akoma është një fotografi e Burimit.Është e varur në mur. Aty sheh atë buzëqeshje të ëmbël të tij, ata buzëqëqeshje që nuk do të shuhet asnjëherë.

Dhe vjeshta po vjen e penduar si mijëra herë të tjera, ndërsa vetmia duket shkatërruese për familjarët e ushtarëve të vrarë . Dy nga këto protagonistë Burimi dhe Bedriu tani duhej ta kishin kryer Fakultetin që u mbeti përgjysëm por lufta i mori ata me vete dhe i dërgoi në një vend ku qetësia është e përjetshme. Ndoshta prindërit e tyre akoma vazhdojnë të kërkojnë një vendstrehim për të gjetur një prehje shpirtërore, për të gjetur pak durim në atë zbrazëti që ngjan me shkretëtirat. Sa të shkreta duken akoma castet që përkujtojnë një ikje, një ëndërr që nuk duam t’a shohim më kurrë .
Ata ishin si gjithë të tjerët ushtarë të lirisë dhe vetëm kaq .
Po sot pas kaq vitesh a është përmbushur ose jo misioni i tyre, amaneti i tyre , këtë askush nuk mund ta thotë sepse edhe pas tetë vitesh hijet e konfliktit duken afër, madje shumë gjëra kanë mbetur pezull në një vend ku konflikti nuk i përfundoi gjërat deri në fund sepse diskriminimi maqedonas ndaj shqiptarëve vazhdon akoma më tej.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Gattuso pranë shkarkimit, ky trajner po synon të marrë drejtimin e Milanit

Tek Milani ka zhgënjim shumë të madh ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com