Home / Lajme / Veç tre prokurorë hetojnë krimet e luftës (VIDEO)

Veç tre prokurorë hetojnë krimet e luftës (VIDEO)

Prokuroria Speciale në departamentin e saj për krime lufte ka shtuar edhe dy prokurorë. Gjithsej për t’i hetuar krimet e luftës janë veç 3 prokurorë. Por, nga shoqëria civile thonë se shtimi i dy prokurorëve nuk është asgjë, në krahasim me të bëmat që janë bërë në të kaluarën për Kosovën.

Deri në korrik të vitit të kaluar, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës mblidhte dëshmi për gjithë çka kishte ndodhur gjatë viteve ’98 – 99.

Loading...

Por, ani pse dosjet ishin mbledhur për t’u hetuar, ky institut u shua për arsye se nuk kishte staf të mjaftueshëm.

Se nuk u bë mjaftueshëm për dokumentim të krimeve të luftës, e thotë edhe ish-drejtori i institutit për hulumtimin e krimeve të luftës

Për këtë, Prokuroria Speciale në departamentin e saj për krime lufte ka shtuar edhe dy prokurorë.

Përmes telefonit, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku tha se tashmë janë  tre prokurorë që hetojnë krimet e luftës.

Mirëpo, nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë që ky numër është i vogël krahasuar me krimet që ka ndodhur në vend.

Blakaj gjithashtu thotë se është e nevojshme që të krijohet një Dhomë e Specializuar për të gjykuar personat që kryen krime në Kosovë.

Deri më tani shoqëritë civile kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale më shumë se 150 kallëzime penale për krimet e luftës së fundit në vend.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com