Home / Shëndetësi / VENKO FILIPÇE, MINISTRI QË BEFASOI PËR TË MIRË

VENKO FILIPÇE, MINISTRI QË BEFASOI PËR TË MIRË

 Edhe pse fillimet e tij ishin me shumë thash e theme, dhe pritej dorëzimi i tij, Ministri i Shëndetësisë bëri kthimin e madh për t`i bindur masën se ai ndodhet në atë vend vërtetë për të bërë ndryshime në shëndetësi. Këtë e konfirmon edhe më mirë, nëse nga fillimi ndiqet aktiviteti i tij, dhe “lufta” e tij për të bërë ndryshime që, përfundimisht, shëndetësia në Maqedoni të fillojë të merr formën dhe meritën e duhur, njofton AlbPortali

Loading...

Venko Fillipce, përveç aktiviteteve në kuadër të ministrisë, këmbënguljen e tij për të dëshmuar se është një punëtor që më tepër e do punën se sa lëvdatat, nuk ndaloi së punuari edhe si neurokirurg, edhe atë, duke punuar në disa teknika revolucionare të ndërhyerjeve kirurgjikale në tru, e me këtë edhe të shpëtojë atë më të shtrenjtën, jetën e njerëzve.

Me punën dhe përkushtimin e tij, Filipçe kohëve të fundit, ka lënë shumë prapa shumicën e kolegëve të tij ministra, duke vërtetuar kështu se, me punë i dilet mbanë edhe në këtë Maqedoni të vogël e të varfër. Por është në pyetje vullneti dhe jo gjëra të tjera.

Përpos një numri të caktuar ministrash të kësaj Qeverie, që janë aktual nëpër media me aktivitetet e tyre, Venko ua kaloi që të gjithëve, edhe atë jo vetëm me daljen nëpër media me fjalë boshe por me punë dhe shumë projekte kapitale por edhe të investimeve, me çka tregoi se shëndetësisë së dobët në vendin tonë përfundimisht i ka ardhur fundi dhe se mbarësia në këtë dikaster tanimë ka filluar, njofton AlbPortali

Me uratën që punën e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe ta ndjekin dhe ministrat tjerë, urojmë që përfundimisht kjo qeveri të kthehet nga e mbara dhe të fillojë të bëj ndryshime jo vetëm në shëndetësi në vendin tonë, por të realizoj premtimet edhe në fushat tjera./AlbPortali

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com