Home / Lajme / Zaev: Nuk garantojmë asgjë për shqipen në Kushtetutë

Zaev: Nuk garantojmë asgjë për shqipen në Kushtetutë

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.

Loading...

Debati mbi draft-amendamentin për ndryshimin e Preambulës u koncentrua në drejtim të modernizimit të Preambulës. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë. Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Fjalia të nisë me: Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësojë të gjithë qytetarët”- deklaroi  Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

Ia vlen të shqyrtohet por formulimi i përgjithshëm nuk është i drejtë pasi siç e thashë ka shtete kombëtare si Shqipëria, Serbia, Turqia, Bosnja, Bullgaria”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që në Preambulë të përfshihen tre dokumente me rëndësi historike, përfshi këtu edhe Kushtetutën luftarake të vitit 1878.

Këto tre propozime si: Rregullorja e komitetit të kryengritjes maqedonase nga viti 1878, Kushtetuta e fshehtë e revolucionit maqedonas e shkruar nga Goce Dellçev dhe Gjorçe Petrov dhe Kushtetuta e vitit 1991 si dokumenti i parë juridik për konstituimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, mendoj se meritojnë vendin e tyre në Preambulë përderisa kemi filluar ta zgjerojmë dhe të fusim dokumente si Marrëveshja e Ohrit”- u shpreh Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Zaev premtoi se për këtë propozim do të konsultohet me ekspertët.

Bëhet fjalë për kryengritje dhe luftëra të cilat populli jonë multi-etnik i ka udhëhequr, Maqedonia ishte gjithmonë multi-entike dhe popujt kanë marr pjesë në kryengritjet tona. Disa çështje do t’i thonë ekspertët me të cilët do të konsultohemi për këto tre propozime”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Draft-amendamenti për Preambulën parashikon që vendimet e KAÇKM-së të shndërrohen në shpalljet e KAÇKM-së dhe të përfshihet Marrëveshja e Ohrit. Kjo e fundit sipas Qeverisë është aplikative në një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe tani sipas tyre shtohet vetëm termi Marrëveshje e Ohrit.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com