Home / Lajme / Ze Maria i jep lamtumirën Tiranës: Koha do ta tregojë fajtorin e ‘divorcit’

Ze Maria i jep lamtumirën Tiranës: Koha do ta tregojë fajtorin e ‘divorcit’

Ze Maria i ka dhënë fund aventurës si trajner i Tiranës, teksa në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” ka dhënë një konferencë për shtyp.

Loading...

Braziliani është prezantuar bashkë me të shoqen dhe gjithë pjesëtarët e tjetër bashkëpunues.

LEXO EDHE:
Nuk është rastësi/ Ardian Mema largohet nga Flamurtari. Gati për Tiranën…?
Menjëherë, sapo konferenca ka nisur, ka qenë presidenti Refik Halili ai që ka mbajtur fjalën e parë, duke lajmëruar edhe atë që dihej: “Sot po bëjmë mbylljen e marrëveshjes që kemi pasur me trajnerin Ze Maria”.

Edhe tekniku bardheblu, që është dukur mjaft i qeshur, u shpreh: “E mbyllëm ashtu si e nisëm. Një vit e gjashtë muaj më parë u takuam këtu. Është e drejtë që të largohem sërish duke folur me ju”.

Më tej Ze Maria theksoi: “Përshëndes dhe falënderoj të gjithë klubin dhe përvojën e këtij viti. Ka qenë një periudhë rritje në jetën time. Kam njohur perona shumë të mirë, të cilët duan të mirën e klubit. Dhe unë jam i kënaqur që kam qenë pjesë e kësaj familje. Dhe si gjithë familjet me gjëra të mira dhe të këqija si një martesë kur jemi në muaj mjalti. Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm.

Dhe ka ardhur momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Dhe mendoj se është e drejtë të tërhiqet trajneri duke arritur një bashkëpunim që ta çojmë skuadrën në vendin që i takon.

Bëj një falënderim special për tifozët. Më vjen keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem sepse vjet ishin shumë të mërzitur me skuadrën, por e kam parë pasionin dhe dëshirën e tyre për këtë skuadër. Kështu që i falënderoj dhe shpresoj që të shihemi në atë ardhmen, nuk e di se ku, por shpresoj që të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri.

Do të kisha bërë disa gjëra ndryshe. Mbase përgatitje, palestra. Por sot është e kotë që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë. Tani çfarë është bërë është bërë. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtat. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin , por kanë dalë edhe jashtë. Vetëm përgatitjen do të bëja ndryshe.

Shpresoj që ta rrisin si skuadër. Nëse rezultatet nuk arrijnë faji i ngelet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjithë shtetet. Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra.

Problemet që vini brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidentin, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këto mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Ai i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhë baltë. Nuk do ta bëj”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Musliu: Nëse evidentohet se shefi i AKI-së ka bërë ndërhyrje në rastin e djalit do ta thërrasim në përgjegjësi

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com