Home / Kuriozitete / Zjarri i egër e kthen qytetin e Kalifornisë në hi

Zjarri i egër e kthen qytetin e Kalifornisë në hi

Zjarri filloi rreth orës 6:30 në Butte County, që ndodhet rreth 85 milje në veri të Sacramento, tha në një konferencë për shtyp të enjten zyrtarë të Departamentit të Kalifornisë për Pylltarinë dhe Parandalimin e Zjarrit, transmeton lajmi.net.

Loading...

Të nxitur nga erërat, zjarri përhapej me shpejtësi dhe deri në orën 2 pasdite përfshiu rreth 18,000 hektarë, thanë zyrtarët.

“Zjarrfikësit vazhdojnë të sfidohen me kushte ekstreme të zjarrit dhe të motit, duke përfshirë erërat e forta dhe me hapsirë të gjërë,” shkroi Cal Fire në faqen e tyre të internetit të enjten.

“I gjithë qyteti është në zjarr”, tha Scott Lotter, një këshilltar i qytetit, për Sacramento Bee. “Është shumë e zymtë.”

Wendell Whitmore, një banor 62-vjeçar, i tha gazetës: “Flakët ishin në pemë, të gjitha shtëpitë ishin në zjarr. Zjarri ishte tre metra larg makinës sime.

Bee gjithashtu raportoi se të paktën dy zjarrfikës dhe disa banorë u plagosën në flakë, duke përfshirë një grua të moshuar me djegie të rënda. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com